FOTO/ Tashmë është zyrtare, mbrojtësi firmos për 5 vjet me Interin

FOTO/ Tashmë është zyrtare, mbrojtësi firmos për 5 vjet me Interin

18:22, 01/07/2019

Tashmë është zyrtare, Valentino Lazaro transferohet tek Interi. Mbrojtësi austriak kaloi me sukses vizitat mjekësore ditën e sotme, teksa ka firmosur kontratën me klubin zikaltër.

Lajmi është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e Interit, teksa mësohet se 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Image

Interi ka derdhur në arkat e klubit gjerman, për transferimin e Lazaros, 22 milionë euro plus bonuset.

Antonio Conte e ka kërkuar me ngulm dhe, sipas mediave gjermane, e ka telefonuar vetë 23-vjeçarin gjatë momenteve të para të negociatave, duke i shpjeguar se e konsideron perfekt për modulin 3-5-2.

Vetë lojtari, i ndikuar nga pjesëmarrja në Champions, do ishte i lumtur për transferimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco