Kërcënohet me vdekje futbollisti që humbi penalltinë në Kupën e Amerikës

Kërcënohet me vdekje futbollisti që humbi penalltinë në Kupën e Amerikës

17:44, 01/07/2019

Futbolli është si një fe në Amerikën e Jugut dhe ai përjetohet tej mase. Por, në Kolumbi, duket se e kanë kaluar cakun.

Pas eliminimit të Kombëtares kolumbiane me penallti ndaj Kilit, është gruaja e mbrojtësit Uilliam Tesijo, që thotë se ai dhe familja e tij ka marrë kërcënime me vdekje.

Daniela Mehia, gruaja e Uilliam Tesijo, shprehet se disa prej kërcënimeve lidhen edhe me ish-mbrojtësin Andres Eskobar, po nga Kolumbia, i cili pasi shënoi një autogol në vitin Botërorin e 1994, u vra vetëm disa ditë më pas.

Në fakt, Tesijo humbi penalltinë e pestë ndaj Kilit, dhe goditjet e 11-metërshave përfunduan me shifrat 5-4 në favor të Kilit, që kaluan në gjysmëfinale.

26-vjeçari u mbështet nga shokët e skuadrës, por ishin tifozët ata që nuk i ndalën kritikat, madje në postimet në Instagram të gruas së tij, tifozët kërcënonin Tesijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco