VIDEO/ Rabiot kalon testet mjekësore me Juventusin

VIDEO/ Rabiot kalon testet mjekësore me Juventusin

11:45, 01/07/2019

Adrien Rabiot është duke kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Juventusin.

Rabiot ditën e djeshme mbërriti në Torino si lojtar i lirë, ndërsa mëngjesin e së hënës ai është regjistruar në kliniken e tij J Medical për vizitat mjekësore.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, në bazë të të cilës do t’i fitojë shtatë milionë euro në vit, plus bonuse.

Prezantimi i tij do të bëhet në të njëjtën ditë që “Zonja e Vjetër” do t’i zyrtarizojnë edhe Aaron Ramsey dhe Luca Pellegrinin.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco