Zyrtarizohet shkëmbimi i lojtarëve, Roma – Juventus. Ja detajet e marrëveshjes

Zyrtarizohet shkëmbimi i lojtarëve, Roma – Juventus. Ja detajet e marrëveshjes

10:49, 01/07/2019

Juventusi ka njoftuar se e ka shitur Leonardo Spinazzolan për 29.5 milionë euro, ndërsa ka marrë shërbimet e Luca Pellegrinit për 22 milionë euro.

Në këtë rast, pagesa e transferimit të Spinazzolas dhe Pellegrinit, do të kryhet për tri vitet e ardhshme. Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata deri në vitin 2023.

Për këtë marrëveshje, bëhet e ditur se Roma në një mënyrë ka ofruar Pellegrinin dhe 7.5 milionë euro për ta marrë Spinazzolan.

“Klubi i Juventusit konfirmon se ka një marrëveshje të përfunduar me Romën. Përvetësimi përfundimtar i të drejtave të regjistrimit të lojtarit Luca Pellegrini për një shumë prej 22 milionë eurosh të pagueshme në tri vite financiare”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare deri në qershor të vitit 2023. Të drejtat e regjistrimit të lojtarit Leonardo Spinazzola do të paguhen në tri vitet e ardhshme për një shpërblim prej 29.5 milionë euro. Efekti ekonomik është pozitiv për rreth 26.6 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco