Ilir Daja pas largimit nga Flamurtari: Kushte të pamundura për të vijuar!

Ilir Daja pas largimit nga Flamurtari: Kushte të pamundura për të vijuar!

08:57, 01/07/2019

Ilir Daja ka reaguar pas divorcit të tij me Flamurtarin.

Përmes një statusi në faqen e tij në facebook, trajneri Ilir Daja ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e klubit vlonjat, lojtarët tifozët dhe stafin.

Ai shkruan në postimin e tij se dëshira për të vazhduar aventurën e tij me Flamurtarin nuk mungon, por kushtet janë të tilla që e bëjnë totalisht të pamundur bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

“Të gjithë personat përgjegjës duhet të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për Flamurtarin”, pasi sipas Ilir Dajës, “Vlora, si qytet, por edhe historia që mbart mbi vete ky klub nuk e meriton aspak të përjetojë të tilla momente”. Në fund Daja e mbyll postimin e tij jo me një lamtumirë, pasi shpreson që me këtë skuadër të bashkëpunojnë sërish.

Kujtojmë që Flamurtari në sezonin e fundit pati probleme të mëdha financiare, por, pavarësisht të gjithave, skuadra zhvilloi një kampionat tepër pozitiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco