Grabitet në Francë maskoti i Botërorit të femrave

Grabitet në Francë maskoti i Botërorit të femrave

14:26, 27/06/2019

Midis të enjtes dhe të premtes, diçka e pazakontë ka ndodhur në Botërorin e femrave, që po zhvillohet në Francë.

Disa grabitës kanë hyrë në stadiumin “Parc de Prince” dhe kanë rrëmbyer Ettie, pulën, e cila hynte në fushë para dhe pas ndeshjes.

Grabitësit kanë hyrë në dhomën ku ajo qëndronte dhe e kanë rrëmbyer atë, pa u kapur nga kamerat.

E veçanta është se grabitësit nuk kërkojnë asgjë në këmbim të maskotës.

Por, sipas asaj që shkruan “Sky Sport.it”, ditën e sotme policia ka arritur ta gjejë Ettie, pas kërkesës së bërë nga FIFA.

Pas një javë kërkimesh, Ettie është kthyer në shtëpi, dhe policia po punon për zbardhjen e autorëve.

E rëndësishme është se vajza është në gjendje të mirë, dhe nuk ka pasur ndonjë dëmtim nga grabitësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco