Problemet me ‘Fair-Play’-n financiar/ PSG shet djalin e George Weah

Problemet me ‘Fair-Play’-n financiar/ PSG shet djalin e George Weah

12:33, 27/06/2019

Si shumë ekipe të mëdha, edhe Paris Saint Germain duhet të bëjë disa shitje përpara 30 qershorit, për të respektuar “Fair-Play”-n financiar.

Timothy Weah pritet të jetë i sakrifikuari i radhës nga kampionët e Francës, që do të arkëtojnë 10 milionë euro nga shitja e djalit të legjendës, George Weah.

Është Lille që ka arritur akordin për talentin 19-vjeçar, i cili gjysmën e sezonit të kaluar luajti në huazim te Celtic.

Për Weah pati oferta edhe nga ekipe të tjera, por sulmuesi preferoi të qëndrojë në Francë e mbi të gjitha do të luajë në Europë si protagonist në radhët e Lille.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco