Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Messi kthehet pas 5 vitesh në stadiumin ku humbi finalen e Kupës së Botës me Gjermaninë

Messi kthehet pas 5 vitesh në stadiumin ku humbi finalen e Kupës së Botës me Gjermaninë

12:17, 27/06/2019

Pesë vjet kanë kaluar që kur Argjentina e Alejandro Sabellas kishte mundësinë të fitonte Kupën e Botës për herë të tretë në histori, por ata humbën 1-0 në kohë shtesë ndaj Gjermanisë në “Maracana”, një ditë që Lionel Messi kurrë nuk ka qenë në gjendje ta harrojë.

Që atëherë, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për “Albiceleste”.

Ata humbën finalet e Kupës së Amerikës në 2015 dhe 2016 ndaj Kilit dhe u eliminuan herët në Kupën e Botës 2018.

Me gjithë arritjet e tre finaleve në atë periudhë, Messi shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve të dobëta me kombëtaren.

Sido që të jetë, Messi do të jetë në gjendje të përpiqet dhe të bëjë ndryshime për lotët e tij në “Maracana” në vitin 2014 kur Argjentina luan atje të premten.

Shumica e tifozëve do të jenë me ngjyrat e Argjentinës, ashtu siç ishin në mbrëmjen e hidhur të 2014-tës dhe Venezuela do të kërkojë t’i shkaktojë tjetër humbje ekipit të Scalonit, pasi i mposhtën ata në një miqësore në muajin mars.

Argjentina dhe Venezuela takohen të premten mbrëma në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco