De Ligt: Cristiano Ronaldo është idhulli im i fëmijërisë

De Ligt: Cristiano Ronaldo është idhulli im i fëmijërisë

23:33, 26/06/2019

Kur në mediet sportive çdo ditë e më shumë po flitet për transferimin e tij te Juventus, Matthijs de Ligt ka zbuluar se idhulli i tij i fëmijërisë është Cristiano Ronaldo.

Janë kampionët e Italisë që kanë marrë një avantazh të dukshëm dhe gjithë kjo duket shkaku i simpatisë së lojtarit për Cristiano Ronaldon.

“Gjithmonë kemi dashur të bëhemi si Cristiano Ronaldo në fëmijëri, kur kemi luajtur futboll në kopsht”, ka deklaruar De Ligt.

“Kjo ka ndodhur sidomos kur ai ishte pjesë e Manchester United. Fanella ime e parë e futbollit ishte fanella e tij gjithashtu”.

Talenti i Ajax, gjatë kësaj vere do të ndërrojë skuadër, ku po kërkohet nga Juventus, Barcelona dhe Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco