Kroos: Largimi i Ronaldos nga Reali, kënaqi të gjitha palët

Kroos: Largimi i Ronaldos nga Reali, kënaqi të gjitha palët

22:38, 26/06/2019

Toni Kroos ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos.

Mesfushori gjerman i madrilenëve, pranoi se portugezi la një boshllëk te Reali, por theksoi se largimi i tij kënaqi të gjitha palët e përfshira, duke filluar nga Ronaldo e deri te klubi spanjoll.

“Është e pamundur të mohosh faktin që mungesa e Ronaldos u ndje, pasi është njëri që ka shënuar shumë gola me fanellën e Realit, por ishte një operacion që i kënaqi të gjithë palët. Ronaldo kërkonte një aventurë të re, në moshën 34-vjeçare, ndërsa nga ana tjetër klubi fitoi shumë para”, tha mesfushori gjerman.

Toni Kroos sapo rinovoi kontratën me Realin e Madridit, duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023, atëherë kur do të jetë 33 vjeç dhe kjo zgjidhje duket se nuk ka qenë e rastësishme për gjermanin.

“Mendoj se në moshën 33-vjeçare është koha ideale për të mbyllur karrierën, por në vitin 2023 do të vendos për të ardhmen. Ajo që mund t’u them me siguri është që nuk do të luaj në Katar, SHBA apo Kinë”, tha Kroos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco