Zbulohet shifra rekord që ka shpenzuar PSG-ja për blerjen e Mbappe

Zbulohet shifra rekord që ka shpenzuar PSG-ja për blerjen e Mbappe

22:06, 26/06/2019

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar gjatë ditës së mërkurë një artikull të titulluar: “Le vrai prix de Mbappé”, apo e shqipëruar “Çmimi i vërtetë i Mbappe”. Nuk ishte ende e qartë se sa shumë kishte shpenzuar efektivisht klubi parisien për të blerë talentin 20-vjeçar nga Monaco në verën e vitit 2017.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta më e rëndësishme sportive franceze, një vit nga transferimi i tij në kryeqytetin francez, PSG ka paguar në kasën e klubit të Monaco shifrën rekord prej 145 milionë euro. 

Gjithsesi nuk është gjithçka. Në fakt kësaj shume i shtohen edhe 35 milionë euro të tjera në bonuse të ndryshme, për të mbërritur në totalin prej 180 milionë euro. Në të dy rastet, Monaco do të arkëtojë 35 milionë euro të tjera ekstra.

Kjo, si në rastin që PSG do ta shiste Mbappen para përfundimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2022, apo edhe nëse ai rinovon. Në artikullin e medias franceze thuhet gjithashtu se pronari aktual i PSG e çmon aktualisht yllin francez në shumën rekord prej 230-250 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco