Igli Tare: S’ka ofertë nga PSG-ja për Milinkovic-Savic

Igli Tare: S’ka ofertë nga PSG-ja për Milinkovic-Savic

21:19, 26/06/2019

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka insistuar se në drejtim të klubit kryeqytetas nuk ka asnjë ofertë për Sergej Milinkovic-Savic.

Kishte raporte të shumta ditëve të fundit që PSG është gati për ta kompletuar blerjen e mesfushorit serb për 80 milionë euro.

“Nuk kam asgjë për të thënë sepse as nuk kemi pasur bisedime për këtë gjë”, tha Tare për gazetën e “Le Parisien”.

“Ne nuk kemi nevojë që ta shesim Milinkovic-Savic, kjo është vetëm një thashetheme e shkruar nga një gazetë. Nuk kam ide çfarë çmimi do të jetë, sepse nuk mund të flas për një gjë që nuk është e vërtetë”, vijoi ai.

80 milionë euro nga PSG-ja? “Janë vetëm thashetheme. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Paris Saint-Germain”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco