Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Konfirmohet transferta e parë e Contes, Inter marrëveshje me super talentin

Konfirmohet transferta e parë e Contes, Inter marrëveshje me super talentin

20:42, 26/06/2019

Conte po bën merkato për të përforcuar skuadrën e Interit.

Agjenti i mirënjohur Federico Pastorello është rikthyer sërish sot në zyrat e Interit, për t’u takuar me drejtuesit e merkatos së skuadrës zikaltër.

Në përfundim të takimit, sipas raportimeve të mediave italiane, është arritur akordi për transferimin e anësorit austriak, Valentin Lazaro, teksa zikaltrit kanë pranuar të paguajnë 21.5 milionë euro në arkat e Herthës së Berlinit.

23-vjeçari ka zhvilluar një sezon impresionues me skuadrën gjermane duke shënuar tri gola dhe bërë 7 asiste në 31 ndeshje në Bundesliga.

Lazaro luan në pozicionin e mesfushorit të djathë dhe gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Red Bull Salzburg.

Gjithashtu gjatë takimit është rënë dakord që Edoardo Vergani të përfshihet në marrëveshjen me Romën, për Edin Dzekon, me boshnjakun që do të kalojë te zikaltrit dhe të riun bashkë me 10 milionë euro, që do të shkojnë në kryeqytetin italian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco