Pesë ‘TOP’ goditjet e Juventusit në këtë merkato

Pesë ‘TOP’ goditjet e Juventusit në këtë merkato

20:16, 26/06/2019

Skuadra bardhezi është shumë afër disa transferimeve të mëdha, ku janë të përfshirë shumë futbollistë me emër të klasit botërorë.

1.“Zonja e Vjetër”, është shumë pranë firmës me mbrojtësin 19-vjeçarë , Matthijas De Ligt, ku ka gjetur akordin me të riu-n dhe agjentin e tij,Mino Raiola, për një pagë 12milion euro në sezon, por tashmë i mbetet vetëm të bind Ajax-in.

2. Paul Pogba, nuk ka më dëshirë të qëndrojë tek skuadra e Manchester United, dhe po kërkon të largohet, dhe mendohet një rikthim tek "bardhezit'’, ku sipas mediave italiane një telefonatë midis Pogbas dhe Sarri është kryer pak ditë më parë, ku lojtari i ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e tyre.

3.Andrien Rabiot, pas disa ditësh do të jetë një lojtarë i lirë,dhe mendohet se e ka arritur një akord me juventinët, kontrata e tij është 5-vjeçare, ku do të përfitojë 7milion euro në sezon.

4.Klubi torinez kërkon me ngulm lojtarin e Fiorentinës,Frederico Chiesa, por ata duhet të hapin arkën pasi skuadra ”Viole” nuk ka ndërmend ta lëshoj kollaj 21-vjeçarin.

5.Gabiel Magalahes mbrojtësi 21-vjeçarë i Lille, është një nga pëlqimet e “Bossit” të Juventus Andrea Agnelli. Një ofetë prej 25 milion eurosh është bërë për lojtarin por është refuzuar nga klubi francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco