PSG-ja refuzon ofertën e parë të Barçës, ja çfarë kërkon për të shitur Neymarin

PSG-ja refuzon ofertën e parë të Barçës, ja çfarë kërkon për të shitur Neymarin

19:27, 26/06/2019

Tashmë është bërë publike dëshira e Neymarit që të rikthehet te Barcelona.

Ylli brazilian u largua nga skuadra katalunase dy vite më parë për shumën rekorde 222 milionë euro, mirëpo tani po e kërkon rikthimin në “Camp Nou”.

Por, “Le Parisien” raporton se PSG-ja e ka refuzuar ofertën e parë të blaugranasve për ta transferuar 27-vjeçarin, shkruan SYRI.net.

Parisienët thuhet se po refuzojnë të heqin dorë aq lehtë nga braziliani, pasi po kërkojnë 250 milionë euro nga shitja e tij.

Kampioni i La Liga-s ka ofruar 100 milionë euro plus Ivan Rakitic për të marrë sërish kartonin e Neymarit, por oferta është refuzuar nga klubi francez.

Mendohet se në ofertën e 100 milionë euro, PSG po e kërkon Philippe Coutinhon dhe mesfushorin kroat, për ta lënë të lirë brazilianin që aktualisht vuan nga një dëmtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco