#Edheunë/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare i bashkohet nismës kundër 30 qershorit

#Edheunë/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare i bashkohet nismës kundër 30 qershorit

19:12, 26/06/2019

Nisma #Edheune kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin. Përveç njerëzve të rëndësishëm të politikës, artit, kulturës tashmë janë edhe futbollistë të njohur shqiptarë që i janë bashkuar nismës për të refuzuar votimet më 30 qershor.

Së fundmi është ‘ylli’ i Kombëtares, Andi Lila i cili i bashkohet fushatës që ka marrë dhenë dhe është iniciuar nga artisti, Bujar Kapexhiu.

“#Edheune

Shqiperia jone meriton zgjedhje europiane!

Shqiperia ka nevoje sot per mua dhe une jam i vendosur t’i dal zot vendit dhe te ardhmes sone europiane! Te gjithe bashke mund t’ia dalim. Une jam gati!”, shkruan Andi Lila në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco