Sondazhi zbulon mbrojtësin më të mirë në historinë e futbollit, ja renditja!

Sondazhi zbulon mbrojtësin më të mirë në historinë e futbollit, ja renditja!

18:21, 26/06/2019

Legjenda e Milanit dhe e Italisë, Paolo Madldini është votuar si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Kështu menduan rreth 70 mijë votuesve në Twitter, i krijuar nga uebsajti sportiv “Sportbible” i cili në një sondazh pyeti se cili ishte mbrojtësi më i mirë në histori.

Rreth 64% të votave mblodhi mbrojtësi legjendar Milanit ishte më i votuari, duke lënë larg vetes Carles Puyol me 16%, Ramos me 12% dhe 8% Cannavaro.

Natyrisht që tifozët kanë shtuar edhe emra të tjerë si: Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Alessandro Nesta, por këtë herë kishte vetëm këto katër alternativa.

Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij tek Milani, ku numëron 600 ndeshje zyrtare. Tashmë 51 vjeç, por në karrierën e tij ka fituar: 7 tituj në Serie A, 1 Kupë Italie, 5 Superkupa, 5 Kupa Europe/Champions League dhe 5 Superkupa Europe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco