Kastriot Dermaku nuk pranon të shkojë te Parma në formë huazimi

Kastriot Dermaku nuk pranon të shkojë te Parma në formë huazimi

14:25, 26/06/2019

Kastriot Dermaku nuk pranoi që të rinovonte kontratën me Kozencën, por së fundmi mediat pranë skuadrës emiliane kanë bërë me dije se shqiptari po rimendon edhe një herë mundësinë për të qëndruar sërish me këtë ekip.

Qendërmbrojtësi kuqezi ishte një nga pikat e forta në këtë ekip, i cili deri në fund synoi që të arrinte një vend në zonën “Play-Off” për t’u ngjitur në Serinë A, por nuk e arriti, duke u pozicionuar në vend të 10-të.

Parma ishte një nga skuadrat që u raportua si më pranë firmës me mbrojtësin e Kombëtares, por me sa duket ka në plan që ta huazojë për një vit.

Kjo gjë duket se nuk e bind Dermakun, i cili raportohet se mund edhe të shtyjë qëndrimin me Kozencën edhe për një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco