Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Gafa elektorale e njeriut të Ramës për Bashkinë e Shkodrës: Ta çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Gafa elektorale e njeriut të Ramës për Bashkinë e Shkodrës: Ta çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë

11:26, 26/06/2019

Një gafë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, është duke bërë xhiron e internetit.

Premtimi i njeriut që Edi Rama ka deleguar për të marrë Bashkinë e qytetit më të madh verior është një gafë e rëndë, e cila ka sjellë irritim te shkodranët, por edhe tallje pa masë.

Pjetri ka premtuar se do ta çojë Vllazninë në Kategorinë e Parë, në një kohë kur skuadra kuqeblu sapo u ringjit në Superligë.   

“Vllaznia nuk po arrin të kalojë aty ku e ka vendin. Kam marrë shumë shqetësime nga tifozë të ndryshëm dhe pyetja kryesore është: Valdrin, çfarë do të bësh me Vllazninë nesër? Në konsultë edhe me mjeshtrit e sportit, por edhe duke parë anën ekonomike, propozimi ynë është fillimi i procedurave për privatizimin e KF Vllaznia.

Vetëm atëherë ne mund të çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe t’i japim Vllaznisë as më shumë e as më pak, por atë që meriton.

Ja kemi borxh dhe borxhet duhet me i la. Koncepti ynë është që Vllaznia të privatizohet”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Kjo deklaratë e tij nuk është kapërdirë dot nga tifozët shkodranë, të cilët kanë vërshuar në një lumë sharjesh në rrjetet sociale, teksa gafën e Pjetrit mund ta shihni në videon e mëposhtme, që është publikuar nga "Sport nga Bajraktari".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco