FOTO/ Kapiteni i kuqezinjve firmos kontratë 3-vjeçare me Olimpiakosin

FOTO/ Kapiteni i kuqezinjve firmos kontratë 3-vjeçare me Olimpiakosin

08:29, 26/06/2019

Olimpiakos vazhdon që t’u besojë talenteve shqiptarë në skuadrën profesioniste.

Së fundmi, Reinild Kasemi është një tjetër shqiptar që po hedh hapa prej profesionisti në skuadrën greke.

Mesfushori, i cili është pjesë e Kombëtares U-17, ka nënshkruar një kontratë profesioniste me Olimpiakos.

Image

Kapiteni i 17-vjeçarëve të Shqipërisë, që aktualisht drejtohen nga Elvin Beqiri, ka bërë bujë në shtetin helen, teksa ka thyer edhe rekordin e Fiorin Durmishajt.

Ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, teksa aktualisht është vetëm 16 vjeç.

Mesfushori ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipet e moshave dhe do të jetë pjesë e ekipit U-19 të Olimpiakosit për t’u katapultuar në vazhdimësi tek ekipi i parë.

Kasemi ka lindur në Naksos të Greqisë dhe po ecën në hapat e bomberit të ri që po shpërthen, Emiliano Bullari.

Mesfushori kuqezi i datëlindjes 2003 iu bashkua akademisë së Olimpiakosit në vitin 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco