Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e Griezmannit në fillim të korrikut

Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e Griezmannit në fillim të korrikut

22:20, 25/06/2019

Barcelona do të përfundojë nënshkrimin e Antoine Griezmann për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, pasi klauzola lirimit në kontratën e tij hyn në fuqi më 1 korrik.

“Telegraph Sport” mëson se është arritur marrëveshja mes skuadrës katalunase dhe sulmuesit francez, ndërsa pritet që të paguhet klauzola e tij në fillim të muajit të ardhshëm.

28-vjeçari pritet të jetë transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, pas Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.

Me arritjen e Griezmannit, skuadra katalunase do të ndërtojë një sulm shumë të fortë, pasi planifikohet që në këtë verë të transferohet edhe Neymar nga Paris Saint-Germain.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco