Sarri kryen ‘goditje’ e parë, nesër mbërrin në Torino blerja e bujshme e Juventusit

Sarri kryen ‘goditje’ e parë, nesër mbërrin në Torino blerja e bujshme e Juventusit

20:24, 25/06/2019

Andrien Rabiot sezonin e ri do të veshë fanellën e Juventusit.

Ditën e mërkurë mesfushori francez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhezi ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, shkruan SYRI.net.

Pas disa ditësh Rabiot do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi ndaj skuadrës së tij aktuale dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë bindur që të bëhet pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm. 

Juventusi kishte një përballje me Barcelonën e cila ishte e interesuar prej shumë muajsh për lojtarin, por në fund ia doli ta fitojë betejën me skuadrën katalanase.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco