Mësohet finalisti i parë, Feronikeli nëse fiton do të përballet në Champions me...

Mësohet finalisti i parë, Feronikeli nëse fiton do të përballet në Champions me...

18:28, 25/06/2019

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e fazës parakualifikuese e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra nga Andora, Santa Coloma ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadrës nga San Marino Tre Penne.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Javier Camochu në minutën e 76-të të ndeshjes.

Santa Coloma në finale do të luaj kundër fituesit të ndeshjes tjetër, Feronikeli – Lincoln që zhvillohet sot në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco