Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

ZYRTARE/ Ish-lojtar i Interit, sot nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Milanin

ZYRTARE/ Ish-lojtar i Interit, sot nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Milanin

18:05, 25/06/2019

Maurizio Ganz do të jetë trajneri i skuadrës së Milanit për femra.

Ka qenë vetë klubi kuqezi që zyrtarizoi rikthimin e një ish-lojtari të tyre, që luajti me fanellën kuqezi për tre sezone (1998-2001), teksa dy sezone më parë i luajti në “San Siro”, por si lojtar i Interit.

"Gjatë karrierës së tij, Maurizio ka treguar gjithnjë udhëheqje të fortë dhe aftësi teknike të rëndësishme. Jam i sigurt se, në sajë të udhëzimit të tij, ekipi i femrave do të vazhdojë të rritet, individualisht dhe si grup, në dobi të klubit tonë", tha Maldini, i cili mban tashmë postin e Drejtorit Teknik dhe Zhvillimeve Strategjike tek Milan.

Maurizio Ganz prej 1 korrikut do të jetë pjesë e Milanit me të cilën ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco