Klubet kineze ofrojnë 16 milionë euro për El Shaarawy

Klubet kineze ofrojnë 16 milionë euro për El Shaarawy

17:40, 25/06/2019

Klubi kinez, Shanghai Shenhua raportohet se ka filluar bisedimet me anësorin e Romës, Stephan El Shaarawy të cilit i kanë ofruar 16 milionë euro për një sezon.

“Sky Sport Italia” thekson se të hënën në mbrëmje Shenhua i ka propozuar faraonit një pagë bazë prej 12 milionë euro vetëm që ai t’i bashkohet atyre.

Në krahun tjetër “Gazetta dello Sport”, ka thënë se oferta është 8 milionë euro pagë të pastër për katër vite pa llogaritur taksat.

Megjithatë, gazeta ka theksuar se tani ka një problem, duke thënë se Shenhua e ka rishikuar propozimin e tyre për 16 milionë euro fitime neto, edhe pse me dy vite më pak kontratë.

Italiani ishte golashënuesi i Giallorossi në Serie A sezonin e kaluar me 11 gola por ka vetëm një vit kontratë në marrëveshjen e tij.

Bisedimet për një rinovim në mes të klubeve dhe lojtarit duket se janë ndërprerë përkohësisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco