Zyrtarizohet largimi nga Barcelona, lojtari kapet 'mat' me fanellën e klubit të ri

Zyrtarizohet largimi nga Barcelona, lojtari kapet 'mat' me fanellën e klubit të ri

17:09, 25/06/2019

Portieri Jasper Cillessen është duke finalizuar largimin nga Barcelona.

Mediat spanjolle raportojnë se portieri holandez tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore te klubi i Valencias.

Cillessen madje është fotografuar me uniformën e klubit të ri me të cilin do të ketë mundësinë që të luajë si titullar.

Ai ka vendosur të largohet nga Barcelona ku nuk zinte vend në formacionin bazë të trajnerit Ernesto Valverde.

Nga shitja e tij, Barcelona pritet ta financojë blerjen e një portieri të ri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco