Në Spanjë e bëjnë të kryer, ja detajet e marrëveshjes mes Neymarit dhe Barcelonës

Në Spanjë e bëjnë të kryer, ja detajet e marrëveshjes mes Neymarit dhe Barcelonës

16:47, 25/06/2019

Barcelona dhe Neymar kanë arritur marrëveshjen në parim për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Tashmë është koha që klubi katalanas të negociojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se do të pranojë negociatat për të shitur sulmuesin 27-vjeçar, shkruan Goal”, raporton SYRI.net.

Sipas medieve iberike, Neymar ka pranuar që t’i ulej rroga tek Barcelona, pothuajse 50 për qind më pak se sa fiton tek PSG-ja.

Thuhet se braziliani ka pranuar kushtet e vendosura nga Barcelona, ndërsa duhet që edhe të tërheqë padinë kundër klubit katalanas.

Pritet që Neymar gjatë verës të kryejë rikthimin e bujshëm pasi në tavolinë Barcelona i ka vendosur një kontratë 5-vjeçare.

Kujtojmë që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka marrë miratimin e Messit i cili preferon rikthimin e Neymarit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco