Messi: Kisha frikë se mos pësonim gol nga Katari, me Venezuelën duhet të...

Messi: Kisha frikë se mos pësonim gol nga Katari, me Venezuelën duhet të...

10:22, 25/06/2019

Lionel Messi nuk e fsheh faktin që ndaj Katarit kishte shumë frikë se mos prekte pikën më të ulët me Kombëtaren e Argjentinës, por tregon se tani duhet të përmirësohen.

Në një reagim për gazetën “MARCA” pas fitores ndaj Katarit, kapiteni i bardhekaltërve thotë se tani nis një tjetër Kupë Amerike, ku gabimet nuk lejohen dhe vetëm kështu mund të zgjasin rrugëtimin e tyre.

“Në ndeshjen me Katarin ishte shumë i rëndësishëm goli i Lautaros në minutat e para. Ne tentuam ta gjenim rrugën e rrjetës që nga fillimi dhe ky presion na ndihmoi për të shënuar. Pastaj frika ishte që mos pësonim gol, por në pjesën e dytë ishim më të qetë, menaxhuam situatën”, tha sulmuesi i Barcelonës.

Kundërshtari i Argjentinës në çerekfinale do të jetë Venezuela, për të cilën Messi thotë: “Duhet të përmirësohemi shumë kundër Venezuelës. Janë një ekip me objektiva të qarta dhe që luajnë në gjysmëfushë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco