Kupa e Amerikës/ Përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste

Kupa e Amerikës/ Përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste

08:51, 25/06/2019

Uruguai ka mposhtur kampionët në fuqi të Kilit me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për Grupin C të Kupës së Amerikës.

Goli i Edison Cavanit në minutën e 82-të i dhuroi fitoren skuadrës së Oscar Tabarezit, që e mbylli grupin në vendin e parë me 7 pikë.

Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Ekuadorit dhe Japonisë përfundoi në barazim 1-1.

Japonezët kaluan të parët në avantazh me anë të Nakajimës, ndërkohë që për ekuadorianët barazoi Mena Delgado.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kupa e Amerikës është futur në një fazë tepër të nxehtë, teksa janë mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste. 

Brazili, Argjentina, Paraguai, Peruja, Venezuela, Uruguai, Kolumbia dhe Kili janë ende në garë për trofeun më të rëndësishëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco