‘Messi është individual, mendon për vete’, flet ish-trajneri i Barcelonës

‘Messi është individual, mendon për vete’, flet ish-trajneri i Barcelonës

22:43, 24/06/2019

Pikërisht në ditëlindjen e 32-të të Lionel Messi, trajneri holandez Louis Van Gaal ka gjetur kohë që ta kritikojë “yllin” argjentinas.

Ish-trajneri i Barcelonës e ka quajtur Messin lojtar individual dhe ka bërë një krahasim interesant me James Milner.

“Milner është lojtar që punon më shumë për ekipin sesa Messi. Argjentinasi është individual dhe më shumë mendon për vete. Ai është më i miri në botë por duhet të bashkëpunoj me të tjerët” ka thënë mes kritikash Louis van Gaal.

Shpesh herë Messi është kritikuar për lojën që bën me Argjentinën me të cilën ende nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco