De Biasi po mëson futbollistët e rinj: Emocion dhe përgjegjësi e madhe

De Biasi po mëson futbollistët e rinj: Emocion dhe përgjegjësi e madhe

15:33, 24/06/2019

Ish-trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi, për momentin është pa një ekip, por po vazhdon të trajnojë talentet e reja.

Në projektin e tij, “Italia Football Talent”, De Biasi ndihmon të rinjtë, me këtë “shkollë futbolli lëvizëse”, duke u dhënë atyre këshillat për t’u bërë futbollistë të mëdhenj në të ardhmen.

Teksa gjendet kampin e Kortinas, De Biasi tregon edhe kënaqësinë që ka për punën me të rinjtë.

“Është një emocion unik dhe i bukur të flasësh me këta djem. Në të njëjtën kohë, ndjej një përgjegjësi mjaft të madhe. Por, mbi të gjitha, çfarë kënaqësie…!”, thekson italiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco