Matthijs De Ligt e ndan me Juventusin vetëm firma

Matthijs De Ligt e ndan me Juventusin vetëm firma

15:18, 24/06/2019

Juventusi është shumë pranë firmës me Matthijs De Ligt. Siç raportojnë të gjitha mediat në Itali, “Zonjës së Vjetër” tashmë i mbetet vetëm firma për ta quajtur juventin holandezin.

Ajaxi do të fusë në arkat e veta plot 70 milionë euro, shumë që me gjithë bonuset mund të shkojë 80 milionë euro.

Lojtari do të përfitojë 12-13 milionë euro rrogë në sezon, duke e bërë kështu 19-vjeçarin, futbollistin e dytë më të paguar në Itali.

Mësohet se lojtari është bindur natën e finales së Ligës së Kombeve, kur Ronaldo i ka bërë ftesë atij të zgjedhë Juven.

Gjithashtu dhe rroga ishte e parefuzueshme nga holandezi.

Ditët në vazhdim do të bëhet dhe zyrtarizimi, kështu që në Itali, De Ligtin tashmë e bëjnë juventin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco