Kinezët joshin me miliona euro ‘bomberin’ e Serie A

Kinezët joshin me miliona euro ‘bomberin’ e Serie A

15:00, 24/06/2019

Sirena kineze për Ciro Immobile. Bomberi italian pak ditë më parë ka refuzuar një ofertë prej 7 milionë euro në sezon nga një klub kinez, por së fundmi është Dalian Yifang që është futur në garë me një ofertë shumë tunduese prej 10 milionë euro në sezon.

Klubi në të cilin militon edhe Marek Hamsik është gati të bindë edhe presidentin e Lazios, Lotito, me 40 milionë euro për të rrëmbyer sulmuesin italian, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe që ende nuk ka dhënë pëlqimin për një transferim në kontinentin aziatik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco