Trajneri i Argjentinës i trembet Venezuelës: Kujdes, na kanë mundur në Madrid

Trajneri i Argjentinës i trembet Venezuelës: Kujdes, na kanë mundur në Madrid

14:02, 24/06/2019

Argjentina arriti të siguronte kualifikimin në fazën çerekfinale të Copa America.

Ndaj Katarit, suksesi 2-0 nuk ishte edhe aq i thjeshtë për t’u arritur.

Skuadra vuajti shumë në fushën e blertë, gjithsesi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, shfaqet i kënaqur për vendin e dytë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, edhe pse vuajtëm disi, veçanërisht gjatë pjesës së dytë. Luajtëm pa frikë. Provuam që gjatë gjithë kohës të ushtronim presion ndaj Katarit. Sigurisht ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar dhe duhen bërë sa më shpejt. Në përgjithësi jam i kënaqur me atë që jep skuadra në fushën e blertë, të vazhdojmë kështu”, tha tekniku argjentinas.

Më pas Scaloni foli edhe për kundërshtarin që i pret në çerekfinale, Venezuelën.

“Kualifikimi na ka kënaqur të gjithëve. Ka momente që gjatë lojës luajmë mirë dhe në disa momente të tjera kemi rënie. Sa i përket Venezuelës, jemi ndeshur me ta vetëm pak kohë më parë. Humbëm gjatë një takimi miqësor të zhvilluar në Madrid. Janë një skuadër interesante. I morën një barazim Brazilit dhe sigurisht që edhe ne nuk do ta kemi të lehtë. I kanë idetë e qarta, gjithsesi ne do të japim maksimumin”, deklaroi trajneri i Argjentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco