Ish-sulmuesi i Serie A, përforcimi i Qarabagut për sfidën e Championsit me Partizanin

Ish-sulmuesi i Serie A, përforcimi i Qarabagut për sfidën e Championsit me Partizanin

12:22, 24/06/2019

Në vigjilje të sfidës me Partizanin në turin e parë të Champions League, ekipi i Qarabagut vijon punën edhe për përforcimet në merkato.

Ditën e sotme, azerët kanë zyrtarizuar marrëveshjen me një emër të njohur në Itali dhe në Spanjë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Jaime Romero. Sulmuesi i djathtë, sezonin e fundit është aktivizuar me Cordobën në ligën e dytë spanjolle, në 30 takime, ku ka shënuar dhe 2 gola.

Më parë, ai ka mbajtur fanellën e ekipeve të njohura si Udinese, Real Zaragoza, Osasuna apo Lugo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco