Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trajneri i Brazilit: Më në fund pashë skuadrën që dua, do jemi të frikshëm

Trajneri i Brazilit: Më në fund pashë skuadrën që dua, do jemi të frikshëm

12:03, 24/06/2019

“Kërkova me tone të ashpra që të korrigjonim gjithçka të gabuar kishim bërë në ndeshjen e parë dhe skuadra m’u përgjigj siç duhet”.

Tite, trajneri i Kombëtares së Brazilit, duartroket futbollistët e tij për fitoren e thellë të arritur ndaj Perusë, por mbi të gjitha për mënyrën sesi ajo erdhi, sepse ndryshe nga sfida e parë me Bolivinë, këtë herë rastet e krijuara u shfrytëzuan shumë herë më mirë.

“Nëse në ndeshjen e parë bëmë gati 35 gjuajtje në kuadrat dhe shënuam vetëm tre gola, kjo gjë më acaroi jo pak, sepse pashë një nxitim të tepruar nga ana jonë. Ky Brazil mund të japë shumë më shumë sesa mendohet, prandaj prisja një korrigjim të manovrës sonë dhe të shihja një skuadër të duruar në fushë, diçka që ndodhi ashtu siç unë e kërkoja kundër Perusë dhe më në fund pashë ekipin që unë doja.

Pa dyshim që kemi vend për t’u përmirësuar, sepse jemi të vetëdijshëm për potencialin që kemi, por ndoshta shumë lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e jona në këtë Kupë Amerike, duhet të mësojnë më tepër nga lojtarët me eksperiencë.

Cilësitë nuk na mungojnë, por nga ky grup futbollistësh pres finalizim, ftohtësi, saktësi dhe vazhdimësi. Nëse arrijmë t’i regjistrojmë siç duhet këto mekanizma, do të bëhemi të frikshëm”, përfundoi trajneri i Brazilit, Tite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco