Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

11:21, 24/06/2019

Frenk Lampard duket se ka më në fund aprovimin e drejtuesve të Chelseat për të marrë drejtimin e bluve të Londrës, pas largimit të Mauricio Sarrit.

Legjenda e klubit do kthehet në “Stamford Bridge”, por këtë herë me një përgjegjësi tjetër.

Londinezët ishin në dyshim për eksperiencën e pakët të ish-mesfushorit, megjithatë fakti që 41-vjeçari e njeh mirë klubin e Chelseat, ka ndikuar qe eksperienca në këtë rast të mos ketë përparësinë kryesore.

Lampard e filloi rrugëtimin e tij si trajner sezonin që lamë pas, teksa udhëhoqi skuadrën e Derbit, në Championship.

Në fund, Lampard i shkoi shumë pranë promovimit në Premier League, ndërsa u ndal në raundin “play off” nga Aston Vila.

Megjithatë, tashmë Lampard së bashku me ndihmësin e tij te Derbi, do të marrin detyrën më të rëndësishme, teksa duhet të menaxhojnë organikën e lojtarëve aktualë, pasi Chelsea nuk mund të zhvillojë merkato pas dënimit nga UEFA.

Zyrtarizimi i trajnerit të ri mendohet se do të konkretizohet brenda dy ditëve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco