Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Gjesti i shëmtuar ndodh te femrat, lojtarja e Kamerunit pështyn anglezen

VIDEO/ Gjesti i shëmtuar ndodh te femrat, lojtarja e Kamerunit pështyn anglezen

11:04, 24/06/2019

Ndeshja e Kupës së Botës për Femra mes Anglisë dhe Kamerunit ka shkaktuar një valë diskutimesh, si dhe një shfaqje aspak të këndshme.

Takimi i vlefshëm për 1/8-at, u fitua nga femrat angleze me shifrat 3-0, por pati disa momente që bënë bujë.

Femrat e Kamerunit kërcënuan dy herë me dalje nga fusha, teksa protestonin për vendimet në fushën e blertë.

Në fillim, e bënë para mbylljes së pjesës së parë, kur një gol u anulua pas rishikimit në VAR. Herën e dytë, e bënë sërish sapo filloi pjesa e dytë, kur VAR sërish quajti një gol jashtë loje për Kamerunin.

Por, jo vetëm kaq. Gjatë ndeshjes, kishte bërryla ndaj kundërshtareve, si dhe në një moment një nga lojtarët pështyu në krahun e një nga femrave angleze.

Tjetër moment ishte edhe shtyrja që mori gjyqtarja e ndeshjes, në një moment të lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco