VIDEO/ Përmbysja më e madhe që keni parë, ‘mrekullia’ ndodh në 4 minutat shtesë

VIDEO/ Përmbysja më e madhe që keni parë, ‘mrekullia’ ndodh në 4 minutat shtesë

10:19, 24/06/2019

Emocionet që dhuron një ndeshje futbolli janë të mëdha e sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje ku ndodhin përmbysje historike.

E tillë ishte sfida e luajtur mes Ganguon dhe Pohang në Superligën e Koresë së Jugut.

Vendasit e Ganguon e nisën takimin në mënyrën më të keqe dhe në minutën e 57-të, e panë veten duke u mundur me rezultatin e thellë 0-4.

Megjithatë, mbështetja e tifozëve edhe pas atij rezultati u ka dhënë jo pak motiv për të vazhduar dhe besim se mund të bëjnë diçka pozitive.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 71-të, kur Sho Zhae Uan arriti të shënonte golin e parë për skuadrën e tij, ndërkohë që u kthye edhe në protagonist, pasi arriti të shënonte plot 3 gola.

Në minutën e 79-të, Sielis ka shënuar edhe golin e dytë për skuadrën e tij, duke rihapur takimin në një farë mënyre.

Kur u duk se gjithçka po përfundonte me 4 minuta shtesë, në minutat 92 dhe 94, Sho Zhae Uan ka arritur të shënojë dy gola, duke barazuar rezultatin në 4-4.

Ndërkohë që në minutën e 96-të ka qenë radha e Jung Jo Guk që të shënojë një tjetër gol, duke e çuar rezultatin në 5-4 dhe duke arritur kështu një përmbysje të çmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco