Edhe pse Argjentina u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, Messi ka ankesa

Edhe pse Argjentina u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, Messi ka ankesa

08:29, 24/06/2019

Messi nuk është aspak i kënaqur me gjendjen e fushave në Brazil.

Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Amerikës falë fitores 2-0 në ndeshjen e fundit kundër Katarit, por falë edhe fitores 1-0 të Kolumbisë ndaj Paraguait.

Lionel Messi nuk e gjeti golin në këtë ndeshje, ku shënuan Lautaro Martinez dhe Sergio Aguero,

Pas ndeshjes, 32-vjeçari u ankua për gjendjen e fushave në Brazil, diçka që po i kushton atyre të bëjnë paraqitje sa më të mirë.

“Jam shumë i lumtur për kualifikimin. Këto janë ndeshje të vështira për t’u luajtur për shkak të frikës nga eliminimi i mundshëm. Për këtë, është e rëndësishme fitorja”, u shpreh Leo pas ndeshjes për “MARCA”.

“Topi kërcente shumë në fushë. Të gjitha fushat ku kemi luajtur kanë qenë të këqija. Është e vështirë të luash kështu. Gjithmonë duhet ta ndaloni topin”, shtoi ai.

“Venezuela? Duhet të përmirësohemi para ndeshjes me Venezuelën, sepse është ekip që e ka shumë të qartë se çfarë dëshiron të bëjë”, e mbylli deklaratën e tij ylli argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco