FOTO/ Nuk shënoi kundër Katarit, kjo është nota e Lionel Messit

FOTO/ Nuk shënoi kundër Katarit, kjo është nota e Lionel Messit

23:03, 23/06/2019

Argjentina dhe Katari zhvilluan mes tyre në “Arena do Gremio” ndeshjen e fundit të Grupit B të Kupës së Amerikës, shkruan Syri.net.

Argjentina nuk zhgënjeu, por arriti të mposhtë kundërshtarin me rezultatin e pastër 2-0, duke prerë biletën për në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të skuadrës së Lionel Messit, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Lautaro Martinez.

Në fraksionin e dytë, Argjentina realizon golin e sigurisë, ku Sergio Aguero në të 82’ pas një aksioni individual e dërgon topin në rrjetë.

Me këtë fitore Argjentina renditjet e dyta në grup pas Kolumbisë dhe në turin çerekfinale do të përballet me Venezuelën.

Lionel Messi nuk arriti të shënojë në këtë sfidë, teksa u vlerësua me notën 7.1, ndërsa më i miri ishte Aguero me 8.6.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco