Eto’o këshillon Salah se cilin klub të zgjedhë mes Barcelonës dhe Realit

Eto’o këshillon Salah se cilin klub të zgjedhë mes Barcelonës dhe Realit

21:28, 23/06/2019

Që kur mbërriti në radhët e Liverpoolit, Mohamed Salah është kurorëzuar si një nga futbollistët më të fortë në botë.

Pasi fitoi Championsin me “The Reds”, egjiptiani mund të vendosë ta zhvillojë karrierën në një tjetër klub të madh europian.

Për ta këshilluar që të marrë një vendim sa më të mirë për të ardhmen e tij ka ndërhyrë në mikrofonin e “BBC” sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o.

“Salah i ka të gjithë cilësitë për të qenë një nga futbollistët më të mirë në botë. Nëse do të ketë mundësi të luajë në kampionatin më të mirë në botë, që është ai spanjoll, duhet të firmosë me Barcelonën. Reali i Madridit më dha mundësinë të largohesha nga Afrika, por mendoj se stili i lojës së Barcelonës është më i përshtatshëm për të”, deklaroi ish-sulmuesi i katalanasve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco