FOTO/ Mërziten nga humbja 5-1, shpërthejnë tifozët e Partizanit: Rama ik!

FOTO/ Mërziten nga humbja 5-1, shpërthejnë tifozët e Partizanit: Rama ik!

19:52, 23/06/2019

Partizani u mund me shifrat e thella 5-1 nga ekipi i Sarajevos, në ndeshjen e parë miqësore, teksa kryen përgatitjet në Slloveni për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Takimi, që ishte dhe debutimi për trajnerin e ri, Franko Lerda, u mbyll me një rezultat që kurrsesi nuk pritej nga tifozët e ekipit kampion të Shqipërisë, dhe pas ndeshjes, ata nuk i kanë kursyer kritikat në disa komente në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

Të shumtë janë ata që nuk janë dakord me trajnerin e ri, Lerdën, por ka edhe nga ata që e kanë me drejtorin Olsi Rama, teksa ky i fundit po menaxhon merkaton e të kuqve.

Disa tifozë, lidhur edhe me situatën politike në Shqipëri, përdorin fjalët “Rama ik”, si për ironi, kur edhe mbështetës të PD, e përdorin këtë term për vëllanë e tij, kryeministrin Edi Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco