Shkëmbim i bujshëm, Tottenham jep Eriksen por kërkon talentin e Realit

Shkëmbim i bujshëm, Tottenham jep Eriksen por kërkon talentin e Realit

23:30, 22/06/2019

Real Madrid po kërkon të bëjë surprizën e madhe të merkatos.

Florentino Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por presidenti i klubit mbretëror nuk do të ndalen me kaq, shkruan SYRI.net.

Christian Eriksen është ai që po tundon së tepërmi drejtuesit "Los Blancos", që e kanë etiketuar danezin si një futbollist me mjaft prespektivë dhe që do të bëj mirë në "Santiago Bernabeu".

Por për të arritur te 24 vjeçari, Realit të Madridit i duhen jo më pak se 100 milionë euro. Jo vetëm kaq. "Gjelat" kërkojnë edhe një futbollist në këmbim, me "The Sun" që zbulon se dashuria e madhe e Tottenham është Marco Asensio.

Produkti i akademisë së Realit nuk preferohet shumë nga Zinedine Zidane, kjo edhe prej ardhjes së Hazard dhe një këmbim për të marrë Eriksen në Madrid do të ishte mëse i arritshëm.

Gjithsesi, një deklaratë e Florentino Perez bën që populli madrilen të mos ëndërrojë shumë, pasi numri 1 i klubit pohoi se "do të ketë një Galaktik çdo vit", por merkato është e çmendur ashtu siç edhe Perez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco