ZYRTARE/ Talenti nënshkruan kontratën 5-vjeçare me Juventusin

ZYRTARE/ Talenti nënshkruan kontratën 5-vjeçare me Juventusin

19:26, 22/06/2019

Juventus po mendon për të ardhmen.

Ditën e sotme Rodrigo Bentancur ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2024.

Rodrigo Bentancur iu bashkua Juventusit nga Boca Juniors në verën e vitit 2017 për 12.5 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi Carlos Tevezin në Argjentinë.

Kontrata e tij paraprake përfundonte në qershor të vitit 2022, por ai i ka shtuar edhe dy vjet të tjera në këtë kontratë dhe paga e tij është ngritur në mënyrë të dukshme.

“Karriera e tij deri më tani mund të përshkruhet si e një njeriu dhe një të kaluar premtuese, një të tashme brilante dhe një të ardhme që pret për t’u shkruar: të gjitha me fanellën e Juventusin në trup”, shkruhet në deklaratën e Juventusit.

Sipas kontratës së re, ai do të paguhet 2.7 milionë euro në vit, ndërsa “Zonja e Vjetër” pritet që së shpejti ta zyrtarizojë edhe rinovimin e kontratës së Daniele Ruganit.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco