Dikur sulmues i Milanit, sot Filippo Inzaghi zyrtarisht trajner i klubit italian

Dikur sulmues i Milanit, sot Filippo Inzaghi zyrtarisht trajner i klubit italian

19:11, 22/06/2019

Filippo Inzaghi zyrtarisht është trajneri i ri i Beneventos.

Lajmi për marrëveshjen me ish-yllin e Milanit është konfirmuar nga skuadra italiane që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B.

“Super Pippo ka nënshkruar një kontratë me klubin Giallorossi deri më 30 qershor 2020 me një mundësi për të rinovuar deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Beneventos.

Filippo Inzaghi disa ditë më parë u largua nga Bolonja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco