Transferta e bujshme/ ‘Juventusi arrin marrëveshjen me super lojtarin’. Po vjen në Torino...

Transferta e bujshme/ ‘Juventusi arrin marrëveshjen me super lojtarin’. Po vjen në Torino...

17:38, 22/06/2019

Juventusi ka fituar betejën me PSG-në dhe ditët në vijim pritet të prezantojë blerjen e bujshme.

Sipas “The Guardian”, Andrea Agnelli ka arritur që të bindë talentin holandez, Matthijs de Ligt, ndërsa në arkat e Ajaxit do të derdhen 70 milionë euro (80 milionë dollarë), shkruan SYRI.net.

De Ligt do të nënshkruajë me Juventusin një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë një pagë 15 deri në 20 milionë euro në sezon përfshirë edhe bonuset.

Juventusi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelonës të cilat lakmonim 19-vjeçarin e talentuar që javën e ardhshme pritet të prezantohet me bardhezinjtë.

Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije që ditën e sotme ka pasur një takim ndërmjet trajnerit Maurizio Sarri dhe Cristiano Ronaldos ku është diskutuar për merkaton dhe fuqizimin e skuadrës.

Kampionët e Italisë gjithashtu janë favoritë për të sjellë në Torino me parametra zero mesfushorin Adrien Rabiot.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco