Real Madrid nuk ndalet, ja kush është zyrtarizimi i radhës i merkatos

Real Madrid nuk ndalet, ja kush është zyrtarizimi i radhës i merkatos

08:33, 22/06/2019

Rodriho Goes, talenti 18 vjeçar i Santos është tashmë një lojtar i Real Madrid. Reali Madrid duket se nuk ka të ndalur në këtë merkato verore dhe ka ndërmend t’ia plotësojë organikën trajnerit Zinedine Zidane, përpara se ekipi të nisë grumbullimin për sezonin e ri.

Kështu pas Joviç, Hazard, Eder Militao dhe Mendy, klubi madrilen ka zyrtarizuar edhe Goes.

Ky i fundit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe u prezantua zyrtarisht para tifozërisë së Realit, që është rikthyer me entuziazëm të lartë.

Megjithatë vlen të theksohet se talenti 18-vjeçar nuk do të jetë i fundit futbollist që do t’i bashkohet Realit të Madridit, pasi drejtuesit po këmbëngulin të sjellin në kryeqytetin spanjoll edhe francezët Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco