Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për të transferuar...

Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për të transferuar...

13:03, 21/06/2019

Sulmuesi brazilian, Neymar vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga Barcelona dhe vazhdimisht po lidhet me një transferim në “Camp Nou”.

Gjigantët katalanas janë të etur për të ri-nënshkruar me brazilianin që ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Paris Saint-Germain.

Katalunasit shpresojnë se një marrëveshje që përfshin një pagesë të konsiderueshme dhe një lojtar të konfirmuar do të konsiderohej e pranueshme.

Sipas gazetës “Sport”, Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos për të rikthyer Neymarin.

Kjo ofertë mund të konsiderohet nga PSG pasi edhe drejtuesit e klubit parisien janë të interesuar të shesin Neymarin pas acarimeve kohëve të fundit.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe rivali i urryer i Barcelonës, Real Madridi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco