Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Mbappe jep përgjigjen surprizuese, harron...

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Mbappe jep përgjigjen surprizuese, harron...

10:24, 21/06/2019

Kylian Mbappe nuk preferon të flasë për lojtarin më të mirë në histori.

Fillimisht talenti francez u tregua diplomatik, duke mos folur për individë në veçanti, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por nënvizoi se shumë lojtarë kanë lënë gjurmë.

Lojtari juaj i preferuar në të gjitha kohërat? “Është e vështirë, sepse futbolli është shumë më ndryshe se 20 vite më parë. Mund të them lojtar i viteve 90’ta, apo 2000, apo Maradona, Zidane, tani Ronaldo e Messi. Është e vështirë të zgjedhës një, sepse kur zgjedh një mund të harrosh dikë që ka pasur karrierë fantastike”, u shpreh Mbappe në një intervistë për ESPN FC.

Por kur gazetari insiston tek pyetja,Mbappe mes surprizash thotë disa emra të cilët sipas tij kanë shkruar historinë në botën e futbollit.

Oki, më thuaj një lojtar shumë vite më parë dhe një në ditët e sotme?

“Atëherë mendoj Pelen sepse ai ka fituar tri Kupa të Botës. Ka shënuar shumë gola dhe ka luajtur për shumë vite dhe pas tij pas ndoshta Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zidane po ashtu Ronaldinho. Janë lojtarë që kanë shkruar histori dhe nuk do të harrohen asnjëherë”, tha Mbappe duke harruar Ronaldon (fenomenin) dhe Maradonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco